Nijaz Jusufi kthehet në stërvitje

Futboll

Nijaz Jusufi kthehet në stërvitje

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 00:01
Nijaz Jusufi e Reshat Ibraimi

Nijaz Jusufi kthehet në stërvitje, pas problemeve shëndetësore!

Nijaz Jusufi i është kthyer stërvitjeve me Vardarin e Shkupit dhe në të ardhmen do të konkurrojë për të zënë një vend në formacionin e parë.

Mesfushori i talentuar 20 vjeçar ishte i detyruar që të pushoj për shkak të problemeve shëndetësore, pasi ishte i diagnostifikuar me meningit, duke qenë jashtë ekipit nga muaji qershor.

Vardari i ka qëndruar në mbështetje, dhe ja tani ai është kthyer në klub.

Vardari në kampionat e shënoi fitoren e parë kiundër makedonija GJP, kurse tani pas përfundimit të pushimit në kampionat do të përballet me Tikveshin në Kavadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat