Hoeness: Arka është plot

Futboll

Hoeness: Arka është plot

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:50
Harry Kane

Harry Kane ishte goditja më e madhe e Bayern Munich në merkaton e verës teksa gjermanët transferuan sulmuesin nga Tottenham për shifrën e 100 milionë eurove.

Në fakt ishte një lëvizje jashtë parashikimeve ajo e Bayern duke qenë se bavarezët nuk para shpenzojnë të tilla shifra, si pjesë e filozofisë së tyre.

Megjithatë, Uli Hoeness thekson se Kane u transferua pasi arka e Bayern Munich është plot, madje ai shprehet se kjo lëvizje në merkato u bë edhe pa qenë nevoja të merrnim borxh.

“Ne paguam për Harry Kane dhe ia dolëm ta kryenim me sukses transferimin, nuk patëm as nevojën për të marrë borxh.

Tani të gjithë e dinë që depozitat tonë janë plot”, u shpreh Hoeness.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat