Al-Ettifaq nënshkruan me një tjetër lojtar të Premier League

Futboll

Al-Ettifaq nënshkruan me një tjetër lojtar të Premier League

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:43
Demaray Gray

Al-Ettifaq nënshkruan me një tjetër lojtar të Premier League!

Pavarësisht se kanë kryer një merkato të bujshme, ku kanë afruar emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Neymar, Karim Benzema, N’Golo Kante, Milinkovic-Savic e shumë të tjerë, duket se klubet arabe nuk do të ndalen deri në momentin e fundit të merkatos për të bërë tranferime.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, transferimi më i fundit vjen nga skuadra e Al-Ettifaq, me këta të fundit që kanë paguar plot 10 milionë euro për shërbimet e “fantazistit” të Everton, Demaray Gray.

Përsa i përket kontratës personale, 27-vjeçari do të nënshkruajë te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard, një marrëveshje 4-vjeçare e vlefshme deri në verën e vitit 2027, paga e së cilës ende nuk është bërë me dije, por pritet të mësohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat