Nuk dha dorëheqjen, Rubiales tani akuzohet për sulm seksual, pasojat mund të jenë të rënda

Futboll

Nuk dha dorëheqjen, Rubiales tani akuzohet për sulm seksual, pasojat mund të jenë të rënda

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:01
Rubiales

Jenni Hermoso ka depozituar një padi në prokurori për një “puthje të pakërkuar” nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas finales së Kupës së Botës për femra.

Futbollistja spanjolle e akuzon “shefin” e Federatës për sulm seksual, pasi ajo u puth në buzë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë, më 20 gusht.

Hermoso ka thënë vazhdimisht se puthja nuk ishte konsensuale, por Rubialesi i sfidoi të githë, duke refuzuar të japë dorëheqjen.

Trajneri Jorge Vilda ishte i vetmi anëtar i ekipit kombëtar të femrave që nuk dha dorëheqjen në shenjë proteste për sjelljen e Rubiales në fund të finales.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi shkarkimin e tij të martën pasdite.

Vilda u pa duke duartrokitur Rubialesin në asamblenë e përgjithshme urgjente të RFEF-së, kur ai (Rubiales) njoftoi më 25 gusht se nuk do të jepte dorëheqjen për veprimet e tij në Sydney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat