Dy klube të Premierligës po luftojnë për të nënshkruar me Lingardin

Futboll

Dy klube të Premierligës po luftojnë për të nënshkruar me Lingardin

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:27
Jesse Lingardi

Jesse Lingardi mund të rikthehet në Premierligë këtë sezon, pasi West Hami dhe Wolvesi kanë treguar interes për nënshkrimin e agjentit të lirë.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit ka qenë pa klub që kur kontrata e tij me Nottingham Forestin skadoi në fund të sezonit të kaluar. Por Lingardi mund të kthehet në Premierligë pasi sipas asaj që raporton “Sky Sport”, West Ham Unitedi dhe Wolvesi kanë treguar interes për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

30-vjeçari shijoi një periudhë të shkurtër huazimi në West Ham nën drejtimin e David Moyesit në vitin 2021, ku shënoi nëntë gola dhe asistoi pesë herë në 16 paraqitje në Premierligë për klubin.

Lingardi ka qenë duke u stërvitur në West Ham gjatë gjithë verës për të ruajtur gjendjen e tij fizike dhe ka të ngjarë të luajë në një ndeshje me dyer të mbyllura për klubin këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat