Mitaj që do të mbajë krahun e majtë të mbrojtjes

Futboll

Mitaj që do të mbajë krahun e majtë të mbrojtjes

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 19:04
Mario Mitaj

Shqipëria do të luajë kundër Çekisë në transfertë. Pak minuta më parë, trajneri Silvinjo ishte në konferencën për shtyp.

Së bashku me të ishte Berat Gjimshiti dhe jo Elseid Hysaj për të folur përpara këtij takimi.

Një tjetër sinjal me Hysajn që mund të përfundoi në pankinë, ishte ai i pyetjes së fundit.

Një gazetar çek i kujtoi golin e bukur që Sylvinho ka realizuar si lojtar në Pragë, kundër Spartës. “Ndoshta e bën një gol të tillë të bukur edhe Mario”, tha Silvinjo, duke lënë të kuptohet se do të jetë Mario Mitaj që do të mbajë krahun e majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat