Publikohen 30 kandidatët, “luftë” Messi - Haaland

Futboll

Publikohen 30 kandidatët, “luftë” Messi - Haaland

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:02
Messi e Haaland

France Football ka publikuar listën e 30 kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, çmimi individual më prestigjioz dhe i rëndësishëm për një futbollist.

Rekordmeni absolut është Lionel Messi. Argjentinasi ka fituar 7 herë Topin e Artë dhe është kandidati kryesor për ta fituar sërish.

Falë suksesit si protagonist në Kupën e Botës Katar 2022. Rivali i madh i “Pleshtit” është Erling Haaland.

Image

Lista

Bomberi norvegjez fitoi tripletën në sezonin e parë me Manchester City. Teksa e mbylli edicionin e kaluar me 52 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Pep Guardiolës.

Ceremonia e shpalljes së fituesit do të mbahet në datën 30 tetor. Në “Theatre du Chatelet” të Parisit, kryeqytetin e Francës.

Fituesi në fuqi është Karim Benzema, falë paraqitjeve fantastike me Realin e Madridit. Sulmuesi francez u transferua gjatë verës tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat