Ronaldo përsëri e mbron futbollin arab

Futboll

Ronaldo përsëri e mbron futbollin arab

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:16
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo përsëri i ka dalë në mbrojtje Pro Ligës Saudite, këtë herë duke thënë se ajo është më konkurruese së sa liga në vendin e tij

Ronaldo ju bashkua Al-Nassr për një pagë të majme në janar pasi që u largua nga Manchester United.

Shumë emra të mëdhenj të futbollit i kanë përcjell hapat e heroit portugez duke kaluar në Lindje të Mesme dhe shumë njerëz e kanë kritikuar atë se ai ka shkuar për para në Arabinë Saudite – pavarësisht rekordit të shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend – në vend që të luajë me standarde të larta europiane.

Megjithatë, Ronaldo ka insistuar që liga saudite madje është më e mirë se Primeira Liga në vendin e tij dhe ka thënë se të gjitha ligat e çdo vendi duhet të përballën me kritika.

“Është normale të kritikosh, çfarë është ajo ligë që nuk kritikohet, kur nuk ka probleme e polemika?

Gjithkund do të këtë, Spanjë, Portugali.,…”, tha ai në konferencën për shtyp. “Tashmë e dini, unë vazhdoj ta them se të gjithë mendua që unë isha i çmenduar, i çmendur nuk do të thotë të jesh krejt i çmendur… është normale të luash në ligën e Arabisë Saudite”.

“Si një futbollist i Al-Nassr, e dija që kjo do të ndodh, është një privilegj që ta ndryshosh kulturën e një vendi dhe futbollin, të kesh yje të mëdhenj, kjo me bën krenar.  Jam pioner dhe jam krenar për këtë.

Ajo çfarë dua është të vazhdoj të zhvillohem kështu, pra të jem në kulm”.

“Besoj që liga arabe është më e mirë se ajo portugeze. Nuk është vetëm një polemik, pasi që nuk ka shumë bujë, cilësia e emrave e bënë atë shumë më të mirë.

Shpresoj që të bëhet edhe më e mirë, e di që do të jetë e vështirë. Ndoshta e pamundur! Ajo që ka ndodhur kohëve të fundit duket sikurse një cirk”, shtoi ai.

Ronaldo ju bashkua Al-Nassr dhe kjo bëri që liga elitare arabe të josh edhe futbollistë të tjerë si: Karim Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Aymeric Laporte, Ruben Neves, Jordan Henderson dhe Roberto Firmino.

I vetmi emër i madh që nuk deshi të kalojë në Arabi Sauditi ishte Lionel Messi që zgjodhi t’i bashkohet Inter Miamit në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat