Kosova e mbyll baras miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut  

Futboll

Kosova e mbyll baras miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut  

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:21
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U17, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e cila u mbyll baras 1:1.

Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës patën paraqitje të mirë që nga fillimi i ndeshjes, duke e dominuar atë në tërësi.

Në pjesën e parë Dardanët e rinj patën disa raste  derisa golin e parë e arritën në minutën 32′. Ishte futbollisti Leart Bekolli i cili i dhuroi epërsinë Kosovës për 1:0. 

Image

Pamje nga një ndeshje 

Ritmi i Dardanëve nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Ani pse futbollistët tanë tentuan për ta thelluar epërsinë, mysafirët ishin tejet të vëmendshëm për çfarë edhe rezistuan.

Rezultati ndryshoi në minutën 75-të  kur futbollisti Albion Musliu arriti të konkretizojë një rast për mysafirët, duke shënuar golin e barazimit për Maqedoninë e Veriut.

Në kohën shtesë Dardanët fituan penallti por që nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin.

Ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova e zhvillon të premten nga ora 11:00, po ashtu në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ky grumbullim, Kosovës i shërben për përgatitje sa më të mirë për kualifikimet e muajit nëntor të cilat zhvillohen në Kroaci ndaj Anglisë, Ishujve Faroe dhe Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat