Portieri i Maqedonisë së Veriut i befason të gjithë, shkon në grumbullim me fanellën e Bufonit 

Futboll

Portieri i Maqedonisë së Veriut i befason të gjithë, shkon në grumbullim me fanellën e Bufonit 

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:32
Dimitrievski

Portieri i Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski, rrëmbeu skenën gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e tij, në prag të dueleve kualifikuese të Europianit.  

Portieri i Rajo Vajekanos së Spanjës në grumbullim në një prej hoteleve në Shkup u shfaq me fanellën e vjetër të Xhixhi Bufonit, duke i surprizuar të gjithë. 

Vlen të theksohet fakti se Maqedonia e Veriut do të përballet në datën 9 shtator në Shkup ndaj Italisë, teksa nuk duhet mesazhi që ka dashur të japë portieri maqedonas.  

Fotot dhe videot e publikuar në rrjetet sociale, bënë bujë edhe në mediat më të njohura botërore. Dimitrevski do të ketë mundësi të takohet me Bufonin pas disa ditësh, pasi portieri legjendat italian është pjesë e stafit te Italia e Spaletit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat