Francezët e presin Irlandën në Paris, Holanda e Polonia kërkojnë fitore

Futboll

Francezët e presin Irlandën në Paris, Holanda e Polonia kërkojnë fitore

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Pas një mungese që prej sfidave të qershorit, këtë të enjte rikthehen sërish përballjet e kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku në 9 sfidat e sotme pritet vetëm spektakël dhe emocione të forta.

Kështu, në grupin B, “gjelat” e Francës do të presin në “Parc des Princes”, përfaqësuesin e Irlandës, ku në rast fitoreje do të arrinin në kuotën e 15 pikëve të plota.

Në krahun tjetër, “tulipanët” holandezë do të përballen me “helenët” grekë, me tekniku Ronald Koeman, që nuk kërkon asgjë më pak se 3 pikët, teksa deri më tani kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore në 2 sfidat e para të grupit.

Në grupin E, përveç Kombëtares shqiptare, e cila do të përballet në “Fortuna Arena” të Pragës, me Republikën Çeke do të zhvillohet gjithashtu dhe përballja Poloni-Ishujt Faroe, me “shqiponjat” e Varshavës që pritet të marrin një fitore tepër të vyer në garën e ethshme me “legjionarët” dhe çekët për kualifikimin në fazën finale të kompeticionit.

Në grupin G, Mali i Zi do të udhëtojë drejt Lituanës, në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, por në një grup ku ndodhen Serbia e Hungaria, malazezët nuk kanë se çfarë të arrijnë.

Këto dy kombëtaret e fundit, Serbi e Hungari janë pikërisht udhëheqëset e këtij grupi, me nga 7 pikë dhe mbrëmjen e sotme, në “Stadion Rajko Mitić”, të Beogradit do të mësohet më shumë se kush do të marrë kryesimin.

Ndërkaq, 3 sfidat e tjera i takojnë grupit H, aty ku Kazakistani do të presë në shtëpi kombëtaren e Finlandëz, “vikingët” danezë do të presin në Kopenhagen, “diletantët” e San Marinos, ndërsa Sllovenia do të ndeshet me Irlandën e Veriut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat