Ky është i mallkuar

Futboll

Ky është i mallkuar

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:42
Neymar

Që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite, Neymar nuk ka luajtur ende asnjë minutë me Al-Hilal.

Braziliani është zyrtarisht i dëmtuar, por gjithsesi i është përgjigjur thirrjes së kombëtares së tij në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.

Por, siç raporton “Globoesporte”, seanca e fundit stërvitore e ish-numrit 10 të PSG nuk ka shkuar sipas planit.

Në fakt, pas një goditjeje, braziliani u rrëzua përtokë nga krahu i djathtë, i cili tashmë ishte fashuar qysh para mbërritjes në kombëtare. Neymar ndaloi menjëherë, duke u ankuar për dhimbje të forta dhe u asistua nga stafi mjekësor, të cilët e ekzaminuan dhe i fashuan përsëri krahun.

Duhet pritur për të kuptuar nëse “O’ Ney” do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të pesë herë kampionëve të botës kundër Bolivisë, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat