Daku në lot: Më shumë se një Kupë Bote kur sheh kaq njerëz duke na përkrahur

Futboll

Daku në lot: Më shumë se një Kupë Bote kur sheh kaq njerëz duke na përkrahur

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:00
Daku

Mirlind Daku debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë.

Sulmuesi luan në Rusi me Rubin Kazan, u përlot në prononcimin për emisionin “KUQEZI”.

Ku ndër të tjera tha: “Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me Kombëtaren shqiptare.

Ka qenë një moment shumë i mirë për mua dhe familjen time.

Lotët? Për këtë arsye luftojmë që të bëjmë krenarë popullin tonë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat