Largohet me dhimbje, por nuk do të mungojë në derbinë e Italisë

Futboll

Largohet me dhimbje, por nuk do të mungojë në derbinë e Italisë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:32
Olivier Zhiu

Olivier Zhiu u detyrua të largohej i dëmtuar nga ndeshja e Francës ndaj Irlandës në kualifikueset e Europianit.

Sulmuesi mori një goditje në kavilje dhe pas 25 minutash lojë, ai la fushën e blertë duke u larguar.

Pas ndeshjes, Zhiru i është përgjigjur gazetarëve duke u shprehur se një dëmtim të tillë e ka marrë edhe në Ligën e Kampionëve kundër Napolit dhe prej muajsh nuk kishte ndjerë shqetësime, por dhimbja e mbrëmshme për të ishte e madhe.

“Bëra një lëvizje të çuditshme në të njëjtin kyç të këmbës ku kisha marrë një goditje në Ligën e Kampionëve kundër Napolit nga Kim. Tani për tani kam një dobësi, por të menaxhueshme. Nuk kam pasur dhimbje prej javësh.

Doja të vazhdoja, por kyçi i këmbës më tha ndal. Por tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar. Nesër do të bëj disa analiza.

Por, nuk jam shumë keq. Më vjen keq, sepse doja të luaja, por ishte më mirë të ndaloja. Derbi? Po po, mendoj se mund të luaj”, u shpreh Zhiru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat