Arabia shumë e pasur; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara

Futboll

Arabia shumë e pasur; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:37
Cristiano Ronaldo

Merkatoja e futbollit në Arabinë Saudite u mbyll me disa “hite” të fundit si Carrasco dhe Luiz Felipe.

Mungoi “grushti i shtetit”, Momhamed Salah, për të cilin Al-Ittihad i Benzema i kishte ofruar Liverpool-it 175 milionë euro (me bonuse gati 250 milionë) dhe vetë egjiptianit një pagë vjetore gjithëpërfshirëse 150 milionëshe.

Përfitime si Cristiano Ronaldo, me pak fjalë. Fakti mbetet se klubi i Jeddah do të provojë sërish, ndoshta që në janar.

Mbi të gjitha spikasin shifrat e pabesueshme të kësaj merkatoje verore 2023, e cila u mbyll dje në Riad. Pro Liga Saudite, e marrë në tërësi, nga 18 klubet e saj, shpenzoi pothuajse 940 milionë euro për blerje (nga të cilat mbi 800 milionë prej 4 klubeve më të mira në Arabinë Saudite), dhe rreth 1.2 miliardë euro paga vjetore.

Një “grusht shteti” për një turne jo-evropian, i dyti në botë në shpenzime vetëm pas Premier League.

Kjo e fundit shpenzoi 2.8 miliardë euro blerje këtë verë, por rimburosi 1.5 milionë prej tyre (me shitje lojtarësh), ndërsa sauditët nuk arkëtuan as 50 milionë euro në total. Megjithatë, me Premier League që gëzon kontrata televizive shumë të pasura jashtë vendit, me vlerë 2 miliardë euro në vit, si dhe sponsorë e të drejta të brendshme, ështirë të rivalizojë.

Seria A shpenzoi më pak në merkato, rreth 850 milionë euro dhe mbi të gjitha e mbylli merkaton e verës me një fitim mbi 170 milionë euro. Bundesliga e mbylli me +300 milionë, La Liga me +150 milionë.

E përmendëm më lart se 4 klubet më të mira kanë monopolizuar tregun saudit të Pro Ligës. Al Hilal, Al Ahli, Al Ittihad dhe Al Nassr rastësisht menaxhohen nga Pif, Fondi i Investimeve Publike, fondi sovran i pasurisë së familjes mbretërore saudite, i cili sipas “Financial Time” ka rreth 600 miliardë euro në asete. Sigurisht, ata nuk do t’i shpenzojnë të gjitha për futbollin apo sportin në përgjithësi (pasi po investojnë në motorë, Formula 1 para së gjithash, golf, tenis dhe sporte ujore).

Projekti “Vision 2030”, i nisur në vitin 2016 dhe i dëshiruar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, synon të zhvillojë Arabinë Saudite mbi të gjitha në nivel ekonomik, kulturor dhe social, duke investuar fitimet e naftës të dekadave të fundit, por duke diferencuar aktivitetet e prodhimit. Sigurisht, ato 2 miliardë të shpenzuara deri më tani për futbollin në krahasim me 600 milionë sa është totali i fondit janë një gjë e vogël; vetëm 0.33 për qind e fondeve të PIF.

Duke u rikthyer në bilancin e merkatos, Pro Liga Saudite tërhoqi kryesisht nga Premier League 13 lojtarë (313 milionë euro të paguara dhe mbi 500 milionë paga), më pas nga Serie A dhe La Liga, të shoqëruara me 8 transferime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat