Radoslav Kaluzni: Leva nuk vlen si kapiten

Futboll

Radoslav Kaluzni: Leva nuk vlen si kapiten

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:53
Lewandowski

Për njërin nga ish-lojtarët më të njohur të përfaqësueses polake Radoslav Kaluzni, Polonia nuk po kalon një moment të mirë dhe madje rrezikon të turpërohet duke mos kaluar në fazën finale të Europianit.

Në një intervistë për mediat polake ish-lojtari i Bayer Leverkusen shpjegon se “fajtori” numër një në këtë katastrofë është Robert Levandovski. “Mendoj se ai nuk është një lider dhe aq më pak një kapiten i mirë.

Them se ky rol nuk i shkon duke parë se çfarë ka ndodhur.

Jam i mendimit se Polonia nuk ka mundur të zëvendësojë kurrë një kapiten të përmasave të Jakub Blazikovskit”, tha Kuluzni.

49-vjeçari akuzon Levandovskin për egoizmin e treguar vbetëm pak muaj pas Botërorit Katar 2022 kur kërkoi disa bonuse, të cilat u kthyen në mollë sherri mes lojtarëve, të cilët s’kanë mundur të bëjnë do më grup që prej atij momenti.

Kaluzni vazhdon më tej duke thënë se në rast se Polonia nuk kualifikohet për në Europian atëherë futbollistët do të kishin bërë një krim. Sipas tij përfaqësuesja polake ka lojtarë mjaftueshëm të mirë për të siguruar një vend mes finalisteve në Europianin, i cili do të mbahet vitin që vjen në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat