Ish - futbollisti i Kombëtares paralajmëron polakët

Futboll

Ish - futbollisti i Kombëtares paralajmëron polakët

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:30
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare luan ndaj Polonisë një ndeshje shumë të rëndësishme për Euro 2024, pasi një rezultat pozitiv do të vinte kuqezinjtë në një pozicion shumë të favorshëm për të siguruar një nga dy vendet e para në renditjen e grupit.

Polakët kanë historikun e ndeshjeve të fundit në krahun e tyre, por për Vullnet Bashën, tani Shqipëria është një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ai i të kaluarës.

Futbollisti i cili luan prej vitesh në Poloni me fanellën e Visla Krakovës, ka bërë të qartë se pret një sfidë krejtësisht ndryshe, duke i paralajmëruar polakët se kuqezinjtë nën drejtimin e Silvinjos po dhurojnë diçka tjetër nga e kaluar.

“Ekipi kombëtar e nisi keq grupin kualifikues. Por kjo është një skuadër që mund të bëjë surpriza”, tha ai pwr “Fakt, duke kujtuar ndeshjen e parë në grup, pikërisht humbjen 1-0 ndaj polakëve.

“Shqiptarë luajnë futboll me të vërtetë tërheqës. Shpresoj të shohim një ndeshje interesante. Sigurisht, do të kryqëzoj gishtat për fitoren e Shqipërisë”, tha vëllai i Migjen Bashës, i cili ka veshur fanellën e Shqipërisë në vitin 2013 në një ndeshje miqësore ndaj Armenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat