Korenica: Kosovë plot cilësi, për tri pikë ndaj Zvicrës

Futboll

Korenica: Kosovë plot cilësi, për tri pikë ndaj Zvicrës

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 20:07
Korenica - majtas

Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.

Takime për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Përpara nisjes së duelit ndaj Zvicrës, që do të luhet në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

26-vjeçari nga Rahoveci ka bërë shumë mirë te Ballkani, në kampionatin vendas dhe Conference League. Ndërkohë që pak ditë më parë u transferua në Turqi te Manisa FK.

“Për mua është një ëndërr e bërë realitet.

Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë.

E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai.

Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës.

Zvicra? E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë janë gati të japin maksimumin”, deklaroi mesfushori ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat