Vedat Muriqi sikur në qiellin e shtatë: Sot treguam kush jemi ne!

Futboll

Vedat Muriqi sikur në qiellin e shtatë: Sot treguam kush jemi ne!

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:19
Vedat Muriqi

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

Pas ndeshjes, golashënuesi i dy golave, Vedat Muriqi tha se sot treguan se kush janë ata.

“Golat në minutat e fundit janë gjithmonë të veçantë.

Dua të falënderoj dhe uroj bashkëlojtarët e mi. Ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm nga të gjithë. Sot treguam se kush jemi ne.

Ka qenë e rëndësishme me marrë një pikë këtu, për me vazhdu me ëndërru. Korenica dha një asist perfekt, të klasit botëror”, tha Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat