Reagon Granit Xhaka pas barazimit me Kosovën, tregon pse nuk është i kënaqur

Futboll

Reagon Granit Xhaka pas barazimit me Kosovën, tregon pse nuk është i kënaqur

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:23
Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për barazimin me rezultat 2:2 me Kosovën!.

 “Besoj se kemi folur shumë për këtë ndeshje, për emocionet, por nuk jam i kënaqur me lojën.

Nuk besoj se kanë ndikuar emocionet në lojën tonë.

Kemi pësuar gol në kohën shtesë si në ndeshjen e Rumaninë. Edhe stërvitjet kanë qenë pa tempo, pa duele gjatë javës, pra siç ishte java, ishte dhe loja në ndeshje.

Ndoshta kemi menduar që do ta kishim të lehtë me Kosovën, por nuk ishte kështu. Kosova ka cilësi dhe duhet të kishte më shumë pikë në këto eliminatore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat