Muriqi në mesin e më të mirëve

Futboll

Muriqi në mesin e më të mirëve

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:52
Vedat Muriqi

Kanë përfunduar ndeshjet e para kualifikuese të muajit shtator për ekipet përfaqësuese.

Kosova ka arritur një barazim me shumë mund ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku shkëlqeu Vedat Muriqi me dy gola.

SofaScore ka publikuar edhe formacionin më të mirë të xhiros së parë ku ylli i dardanëve, Vedat Muriqi është në krye të sulmit.

Reprezentuesi ynë është në sulm me notë 8,8 së bashku me Alvaro Moratan dhe Benjamin Seskon.

Në portë është portieri i Azerbajxhanit, ëahrudin Mahammadaliyev, derisa mbrojtja përbëhet nga treshja Bednarek, Simon Kjaer e Porteous.

Në mesfushë janë Dejan Kulusevski, Scott McTominnay, Christian Eriksen dhe lituanezi Cernych.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat