Barcelona arrin marrëveshjen

Futboll

Barcelona arrin marrëveshjen

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:20
Laporta

Barcelona është përmirësuar ndjeshëm që nga momenti që Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e klubit në nëntorin e 2021-shit.

Katalanasit janë kthyer të fitojnë në La Liga për herë të parë në katër sezonet e fundit dhe janë favoritë për ta mbrojtur titullin në sezonin e ri.

Kështu që nuk është surprizë që drejtuesit e klubit, veçanërisht presidenti Joan Laporta, janë shumë të kënaqur me punën e Xavi-t deri tani.

Në fundin e sezonit të kaluar, Laporta ka konfirmuar se kishte në plan t’i ofronte rinovimin e kontratës, me marrëveshjen aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas Mundo Deportivo-s, marrëveshja e re duket se është nënshkruar dhe lajmërimi do të vijë në fillimin e javës së ardhshme.

Megjithatë, Xavi e ka rinovuar kontratën e tij me vetëm një vit, pavarësisht në fillim është thënë se do të nënshkruante deri në 2026-ën.

Gjithashtu, ai është shpërblyer me një rritje të ndjeshme të rrogës.

Ky është një lajm i shkëlqyer për Barcelona-n, edhe nëse bëhet fjalë për një rinovim njëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat