Kryqëzohet pas barazimit

Futboll

Kryqëzohet pas barazimit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:06
Donaruma

Italia duket se ka një makth për sa i përket kualifikimeve në Europian ose Botëror.

Pak kohë pasi u eliminua nga Maqedonia në kualifikueset e Botërorit 2022, të kaltrit janë ndalur në një tjetër barazim në Maqedoni, aty ku rrezikojnë seriozisht eliminimin.

Sakaq, mediat italiane kanë kryqëzuar portierin Xhixhi Donaruma i cili pësoi një gol në goditje dënimi, për më tepër në krahun e tij. gabimet e shumta në ndeshjet më decizive, kanë bërë që në Itali të shpërthejnë polemikat dhe të shumtë janë ato që kërkojnë zëvendëismin e portierit.

Si me PSG-në, ashtu edhe me Milanin në të shkuarën apo edhe me Italinë, Donaruma gabon në ndeshje të rëndësishme dhe për këtë, në rrjetet sociale kanë nisur edhe fushata me “Donaruma Jashtë”, “Vikario brenda”. Ndeshjen e radhës, Italia e luan pas dy ditësh ndaj Ukrainës dhe tashmë mbetet të shihet nëse Spaleti do të ndryshojë portën apo do t’i besojë Donarumës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat