Një qese plehrash iu vendos mbi kokë

Futboll

Një qese plehrash iu vendos mbi kokë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:59
Dani Alves

Instalacioni në Bahia iu kushtua brazilianit përpara se të përfundonte në burg për sulm seksual

Dani Alves është gjithnjë e më shumë në kaos.

Braziliani është ende në burg në Barcelonë për gjykimin në vazhdim për sulmin e dyshuar seksual.

Pritet që së shpejti, Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për çështjen e tij.

Ndërkohë, pasi e la edhe ish-bashkëshortja Joana Sanz (edhe pse u fol për një rikthim të mundshëm), po largohen edhe mbështetësit e tij.

Një shembull i kësaj është statuja e tij në Bahia, Brazil, e cila u vandalizua.

Një qese plehrash iu vendos mbi kokë duke e mbështjellë me shirit ngjitës.

Vëllai i ish-lojtarit të Barcelonës ndërhyri në mbrojtje të tij në rrjetet sociale:

“Jam këtu për t'ju kujtuar se vëllai im është në pritje të gjyqit.

Pyetja është: po sikur të provojë pafajësinë e tij? Po sikur të shpallet i pafajshëm? Çfarë do të bëjmë?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat