Moldavia fiton dhe komplikon grupin e Shqipërisë, ngjiten në vendin e dytë

Futboll

Moldavia fiton dhe komplikon grupin e Shqipërisë, ngjiten në vendin e dytë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Moldavia fiton dhe komplikon grupin e Shqipërisë, ngjiten në vendin e dytë!

Moldavia fiton në transfertë ndaj Ishujve të Faroes dhe komplikon disi situatën në Grupin E kualifikues të Euro 2024, një grup në të cilin pjesë është edhe Shqipëria.

Moldavët fituan minimalisht me shifrat 0-1 falë një goli të Ratës në minutën e 53-të teksa pas këtij triumfi ngjiten në vendin e dytë me tetë pikë, po aq sa Çekia e vendit të parë dhe një pikë më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.

Megjithatë, kuqezinjtë mund të rikthehen shpejt në vendin e dytë pasi presin Poloninë dhe një pikë apo një fitore do t’i rikthente në pozitat e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat