Rama krenar për kombëtaren

Futboll

Rama krenar për kombëtaren

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:37
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama krenar për kombëtaren, poston momentin e festës së madhe!

Shqipëria ka fituar 2-0 ndaj Polonisë sot në mbrëmje, një ndeshje që vlen shumë për kualifikueset e Euro 2024.

Në përfundim të sfidës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij të Facebook pamjet e festës së merituar të lojtarëve të kombëtares sonë dhe jehonën e lumturisë së tifozerisë në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria kryeson me 10 pikë në Grupin E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat