Real Madrid ka vendosur për alternativën e Mbappe, një kampion botë nëse francezi nuk vjen

Futboll

Real Madrid ka vendosur për alternativën e Mbappe, një kampion botë nëse francezi nuk vjen

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Deri tani dihet botërisht se objektivi i madh i Real Madrid për të ardhmen e afërt është Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së po përjeton një të tashme të pasigurt, pas një vere të kaluar në paqëndrueshmëri totale dhe pothuajse gjithmonë si lojtar në shitje pas refuzimit të tij për të zgjatur marrëveshjen me PSG-në deri në vitin 2025.

Sido që të jetë, nga Spanja raportojnë se “Los Blancos” kanë tashmë në mendje një alternativë në rast se Mbappe nuk transferohet në Bernabeu.

Julian Alvarez është emri i madh, sulmuesi argjentinas i rikthyer nga një vit i mahnitshëm që e pa atë të ngrejë në qiell Kupën e Botës me Argjentinën dhe Premier League, FA Cup e Champions League me Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat