Inter, Kristjan Asllani: Milan ekip shumë cilësor, por ne fitojmë derbin

Futboll

Inter, Kristjan Asllani: Milan ekip shumë cilësor, por ne fitojmë derbin

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:21
Kristjan Asllani

Të shtunën në orën 18:00 do të luhet derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit.

Pas suksesit ndaj Polonisë, Kristjan Asllani është fokusuar tashmë me Interin, te sfida e ardhshme kundër Milanit.

“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin.

Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe”, tha Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat