Dembele: Ja kush më bindi të vija te PSG

Futboll

Dembele: Ja kush më bindi të vija te PSG

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:08
Dembele

Në një intervistë të dhënë për Telefoot, Ousmane Dembele ka shpjeguar arsyen e vendimit për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’u transferuar te PSG.

Për sulmuesin ka qenë një çështje nostalgjie për t’u kthyer në shtëpi, por edhe një projekt teknik me të vërtetë interesant nën drejtimin e Luis Enrique.

“Para transferimit, kam folur me trajnerin Luis Enrique dhe presidentin Al Khelaifi, – ka thënë sulmuesi francez. – Më kanë folur për projektin e tyre dhe më kanë bindur të transferohem.

“Tani jam i lumtur, sepse prej kohësh doja të kthehesha në Francë dhe këto gjërat po shkojnë me të vërtetë shumë mirë. Ndihem shumë mirë te Paris Saint-Germain. Më pas kemi edhe një trajner fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat