Voller brenda 3 javësh do të prezantohet trajneri i ri i Gjermanisë

Futboll

Voller brenda 3 javësh do të prezantohet trajneri i ri i Gjermanisë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:22
Voller

Gjermania shkarkoi trajnerin Hansi Flick pas rezultateve të dobëta me kombëtaren, ku në ndeshjen e fundit, miqësore, u mundën thellë 1-4 nga Japonia.

Trajneri i përkohshë, Rudi Voller, i cili është edhe drejtori sportiv, deklaroi se brenda 3 javësh, përfaqësuesja gjermane do të ketë trajnerin e ri.

”Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Europianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt. E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje.

Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, theksoi ish-futbollisti i Gjermanisë në periudhën 1982-1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat