Ky dënim e pret Rumaninë për provokim të rëndë ndaj Kosovës

Futboll

Ky dënim e pret Rumaninë për provokim të rëndë ndaj Kosovës

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:54
Pankarta e turpit në Rumani

Rumania pritet të ndëshkohet rëndë për turpin e madh që ndodhi të martën në. mbrëmje në Bukuresht, ku u provokua rëndë kombëtarja e Kosovës.

Në tribuna përveç thirrjeve të turpshme nga disa tifozë rumunë Serbia, Serbia, u shfaq pankarta “Kosova është Serbi, ku gjyqtari e ndërpreu ndeshjen në minutën e 17 dhe për rreth një orë nuk rifilloi sfida.

“Pas kaosit të krijuar në Arenën Kombëtare, Rumania rrezikon një gjobë deri në 100 mijë euro dhe mund të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura. 

Trengjyrëshit kanë edhe dy ndeshje në shtëpi, ndaj Andorrës dhe Zvicrës”, shkruan mediumi rumun “Prosport”.

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rumania, në ndeshjen e Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat