Shqipëria ka rastin e artë për t’u “pasuruar”

Futboll

Shqipëria ka rastin e artë për t’u “pasuruar”

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 nuk janë thjesht një luftë për të marrë pjesë në ndeshjet direkte të Euro 2034, por edhe një betejë për të fituar sa më shumë të ardhura.

Në total, për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë.

Të gjithë janë kuriozë se sa do të fitojë federata e një shteti për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm. Shqipëria me pozitat që ka aktualisht dhe duke parë ndeshjet e mbetura në Grupin E, është pranë prerjes së një bilete për në finalet e këtij kompeticioni.

Dhjetë pikë dhe kryesuese në grup, kuqezinjve u mjaftojnë vetëm 5 pikë në tri ndeshjet e mbetura për të parë veten në Gjermani qershorin e ardhshëm, teksa do të përballet me Çekinë në muajin tetor, ndërsa në nëntor dy sfidat e tjera me Moldavinë në transfertë.

Shpërndarja e parave

9.25 milionë euro për çdo ekip që merr pjesë në grupe.

1.5 milionë euro për çdo fitore në grup dhe 750 mijë euro për barazim.

2 milionë euro për çdo kombëtare që kalon në raundin e 1/16-ave.

3.25 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në çerekfinale.

5 milionë euro për çdo kombëtare që arrin në gjysmëfinale.

7 milionë euro për finalistin që humbet.

10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat