Rivaldo dhe Haxhi bëhen bashkë

Futboll

Rivaldo dhe Haxhi bëhen bashkë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:21
Rivaldo dhe Haxhi

Rivaldo Vitor Borba Ferreira dhe George Haxhi po bashkëpunojnë bashkë në Rumani pasi braziliani ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e 10% të aksioneve të skuadrës të ish-mesfushorit rumun.

51-vjeçari do të ketë një impakt të madh për klubin Farul Constanta. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Haxhi, i cili është shprehur se klubi kampion i Rumanisë kishte nevojë për një hap të tillë.

“Mendoj se hyrja e një kampioni siç është Rivaldo i jep një tjetër dimension klubit tonë.

Edhe pse jemi kampionët në fuqi kemi nevojë për një bashkëpunim si ky të rrisim edhe më shumë standardet”, tha Haxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat