Rumunët nuk i ndalën ofendimet, Aro Muric i dërgon një “përshëndetje” speciale

Futboll

Rumunët nuk i ndalën ofendimet, Aro Muric i dërgon një “përshëndetje” speciale

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:32
Aro Muric

Arijanet Muric ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Rumanisë duke bërë shumë pritje.

Padyshim momenti më i veçantë për Aron ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur tregoi se është një portier i kalibrit të lartë pasi priti penalltinë e kapitenit vendas Nicolae Stanciu.

Por ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka pasur shumë tensione duke u ndërprerë për 50 minuta.

Tifozët rumun bën thirrje nacionaliste dhe raciste si ‘Kosova është serbi’ dhe shfaqën një banderolë të madhe me të njëjtin mesazh.

Kjo bëri që futbollistët e Kosovës mos të pranojnë të luajnë pa u larguar këto banderola.

Aro Muric ishte i zemëruar me ta pasi huliganët rumun nuk u ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe në minutën e 81-të i përshëndeti ata dhe thirrjet e tyre raciste me gjest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat