Rrezikojnë edhe lojtarë të tjerë

Futboll

Rrezikojnë edhe lojtarë të tjerë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:41
Paul Pogba

Më shumë telashe për Paul Pogba, i cili duket se ka përfunduar në një makth të pafund.

Jo vetëm dëmtimet, por edhe hija e dopingut për mesfushorin francez dhe rreziku real për të komprometuar karrierën e tij, me një aferë që mund të ketë pasoja të rënda nga këndvështrime të ndryshme.

Pogba doli pozitiv për testosteron pas testeve të dopingut më 20 gusht, gjatë ndeshjes Udinese-Juventus.

Lojtari rrezikon një skualifikim nga dy deri në katër vjet, padyshim shumë do të varet nga ajo që do të dalë nga procesi procedural që zhvillohet. Siç shpjegohet nga Calciomercato.it, Pogba tani do të duhet të zgjedhë strategjinë e tij mbrojtëse.

Përfaqësuesit e lojtarit mund të paraqesinë listën e ilaçeve të marra nga lojtari në tre vitet e fundit, duke synuar të provojë pafajësinë e tij në formën e pavetëdijes për atë që ai mori nëpërmjet një suplementi.

Në Torino presin, në rast skualifikimi Juventusi ndoshta do të kërkojë zgjidhjen e kontratës.

Ndërkohë, me pezullimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping, lojtari do të përfundojë me pagën minimale: 42,477 euro bruto në vit, 2180 euro në muaj.

Juventus, që nuk ka asnjë lidhje me incidentin, nuk është në rrezik. Por mund të ketë lojtarë të tjerë të përfshirë në një nivel të përgjithshëm.

Në fakt, në mbrojtjen e tij, siç sqaron sot gazeta sportive torineze ‘Tuttosport’, Paul Pogba do të duhet të zbulojë emrin dhe mbiemrin e specialistit që i rekomandoi suplementin e inkriminuar.

Nga hetimet mbi specialistin mund të dalin edhe emrat e futbollistëve të tjerë që kanë marrë të njëjtën suplement si ish-lojtari i Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat