Deklarata që shtang Realin

Futboll

Deklarata që shtang Realin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:12
Perez

Manolo Romero, ish-zbulues talentesh i Real Madrid në Katalonjë, ka bërë të shpërthejnë polemikat me një deklaratë që vë në dyshim moshën e vërtetë të Endrick, talenti i Palmeiras, i cili do të transferohet në Spanjë në fundin e këtij sezoni.

Braziliani i datëlindjes 2006 do të zbarkojë në Europë pasi të ketë mbushur 18 vjeç për rreth 35 milionë euro (plus bonuse të ndryshëm që mund ta çojnë shifrën totale në 60).

Megjithatë, Romero nuk beson se djaloshi është i datëlindjes 2006, siç ka bërë të ditur Marca:

“Kam pasur gjithmonë një dyshim me Endrick nëse mosha që thonë është e saktë. Po, sepse fizikisht është shumë në formë dhe mbaj mend historinë e Radamel Falcao-s, i cili erdhi në Europë në moshë më të madhe se ai”.

Më pas, Romero ka shtuar:

“Mbaj mend se një nga eprorët e mi te Real Madrid ka shkuar të shikojë një ndeshje mes Kolumbisë dhe Uruguait, në kampionatin amerikanojugor. Të nesërmen, në gazetë, doli fotografia e herës së fundit që të dy skuadrat ishin përballur.

“Në atë fotografi ishte babai i Radamel, i cili kishte qenë gjithashtu një lojtar i kombëtares, dhe shihej një djalosh që ishte Falcao. Mjaftonte të shikoje datën e ndeshjes për të konfirmuar diferencën e moshës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat