Humbja nga Shqipëria i kushton me shkarkim Santosit te Polonia

Futboll

Humbja nga Shqipëria i kushton me shkarkim Santosit te Polonia

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 18:59
Fernando Santos

Polonia ka ndarë rrugët me trajnerin Fernando Santos, ka njoftuar Federata Polake e Futbollit të mërkurën. 

Kjo pas humbjes në Shqipëri me rezultat 2-0, e cila ka bërë që tashmë të vështirësohet rruga për në Euro 2024. 

“Përzgjedhja e një trajneri të ri tani është prioritet për bordin e Federatës Polake të Futbollit (PZPN), kështu që së shpejti do të njoftojmë se kur do të bëhet prezantimi i tij”, ka thënë presidenti i PZPN, Cezary Kulesza.

Portugezi kishte pasur në detyrë trajnerin Czeslaw Michniewicz, i cili gjithashtu ishte shkarkua pas eliminimit të Polonisë në Botërorin e Katarit gjatë vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat