Zekiç, për sfidën me Vllazninë: Kompakt

Futboll

Zekiç, për sfidën me Vllazninë: Kompakt

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:29
Zoran Zekiç

Në Shkodër luhet të enjten në mbrëmje një tjetër duel i spikatur i javës së 3-të të Kategorisë Superiore, ai midis Vllaznisë dhe Partizanit dhe, duke folur para kësaj sfide, trajneri i të kuqve kryeqytetas, Zoran Zekiç, ka theksuar se shpreson që pauza për ndeshjet e Kombëtares të ketë qenë e dobishme.

 “Shpresoj që gjendja të jetë e mirë se kemi pushuar pak, kemi kthyer disa lojtarë në nivel më të mirë.

Por e kam thënë si gjithmonë që duhet të luajmë nesër si skuadër, kompakt, me disiplinë dhe cilësi. Pasi të mbyllim analizën për ndeshjen ndaj Vllaznisë, do të mundohemi të jemi nesër në një nivel të mire”.

Më tej, ai ka analizuar edhe skuadrën kundërshtare të së enjtes.

 “Nuk janë vetëm 2 ndeshje se kanë luajtur dhe në Europe. Mund të kuptoj diçka edhe prej tyre, njohim cilësitë individuale dhe çfarë është më e mira dhe dobësitë. Shpresoj që t’i përdorim nesër. Gjithashtu, kam parë të gjithë ndeshjet e vitit të kaluar me Vllazninë dhe sa probleme ka pasur Partizani me te dhe shpresojmë që nesër të mos ketë të tilla.

Tani nuk mund të flas për emra, por Vllaznia është skuadër agresive, një kundërshtar i mirë, ka 3-4 lojtarë shumë të shpejtë nëse flasim për emra. Ata kanë lojtarë të fortë me topin edhe pa topin, por duhet të mendojmë për veten dhe të luajmë sa më mirë të mundimi nesër. Ata luajnë në shtëpi me shumë mbështetje tifozësh, e di që ata do të jene me 120% dhe ne duhet të përgatitur për atë”.

Partizani ka korrur vetëm 1 fitore në 4 vite në Shkodër ndaj Vllaznisë, por për Zekiçin, e shkuara duhet lënë prapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat