Tirana sfidon Skënderbeun, Shehi: Janë ekip me histori, ne kemi disa mungesa

Futboll

Tirana sfidon Skënderbeun, Shehi: Janë ekip me histori, ne kemi disa mungesa

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:07
Orges Shehi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Skënderbeut.

Shehi zbuloi se do të mungojnë Najdovski dhe Deliu, ndërsa shtoi se tashmë është periudha kur skuadrat fillojnë kolaudimin. Strategu i bardhebluve u shpreh se Skënderbeu është skuadër me histori.

“Dua të uroj publikisht Kombëtaren për këto dy ndeshje sepse na kanë lumturuar dhe na kanë gëzuar duke qenë pranë objektivit dhe meritojnë komplimente. Na ka shërbyer për të pasur rikuperim edhe pse kishim vështirësi sepse kishim gjendje jo të plotë. Pas Teutës na mungon Deliu dhe disa lojtarë kishin viroza. Me numër të reduktuar jemi munduar të stërvitemi maksimalisht.

Tani është përballje ku skuadrat kolaudohen dhe jo çdo skuadër ka formë ideale. Skënderbeu ka histori dhe e ka nisur mirë dhe ndodhet në vendin e parë. Kjo lidhet me performancën tonë që duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëjmë më të mirën nesër.

Najdovski mungon për arsye pezullimi dhe do të jetë 2 javë. Filipi është i rëndësishëm dhe sigurisht që duke afruar Lulajn për shkak pezullimi, plotësomë boshllëqet. Mungesa do të ketë dhe shpresojmë të jenë për pezullime për atë që ka futbolli, për dyluftime. Shpresoj të kthehet edhe Filipi për të qenë të plotë sepse është i rëndësishëm.

Për shkak të traditës dhe elementeve, duam të jemi në pronësi të topit dhe të kemi perspektivën e aksioneve dhe të kemi në dorë zhvillimin e lojës dhe shpresoj që këto problematika, nesër ti kemi sa më pak ose t’i eliminojmë.

Mendoj se skuadra do të përmirësohet nga java në javë sepse rritet edhe ritmi dhe ndryshon performanca. Manovra ndryshon nga java në javë me sa eksperiencë kam, skuadrat përmirësohen nga fundi i fazës së parë”, deklaroi Shehi para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat