Broja pritet në fushë të dielën me Chelsea

Futboll

Broja pritet në fushë të dielën me Chelsea

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:01
Broja

Mungesa e tij në kombëtare në fakt nuk është ndjerë shumë, pasi Shqipëria ka lojtarë premtues dhe që e kanë treguar veten në repartin e sulmit, pasi Daku dhe Asani e kanë eklipsuar mungesën e Brojës. Megjithatë, rëndësia e tij ka peshë të madhe, pasi karakteristikat e Brojës janë të domosdoshme te kombëtarja jonë.

Gjithsesi, te Chelsea është diçka ndryshe, pasi sulmi i bluve të Londrës nuk ka bërë mirë këto javët e para të Premier League.

Broja pësoi një dëmtim të ashpër dhjetorin e kaluar dhe kreu një operacion që e ka mbajtur larg fushave deri më sot.

Numërimi mbrapsht ka filluar për Armando Brojën, pasi mediat angleze raportojnë se sulmuesi kuqezi tashmë është kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Chelsea dhe të dielën pritet të hidhet në fushë, ndoshta pak minuta nga fundi i ndeshjes.

Trajneri Pochettino ka besim te Armando Broja, pasi ishte vetë trajneri argjentinas i cili refuzoi të gjithë ofertat e ardhura në drejtim të tij. Pochettino dëshiron të provojë Brojën në fushën e lojës dhe shansi mund të jetë të dielën ndaj Bournemouth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat