Algoritmi që po çon Shqipërinë në Evropian

Futboll

Algoritmi që po çon Shqipërinë në Evropian

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:29
Shqipëria

Pauza për kombëtaret ka përfunduar dhe kualifikueset për Evropianin e ardhshëm kanë marrë një rrugë të qartë , në të cilën nuk kanë munguar surprizat.

Një prej tyre është edhe Shqipëria: e para në grupin E, me dy pikë mbi Çekinë e Moldavinë.

Kualifikimi i dytë në historinë e kombëtares në një Europian nuk duket tani kaq larg dhe Alarico Rossi, shefi i departamentit të skautëve të kombëtares, për mediat italiane, ka evidentuar sekretin e një algoritmi përzgjedhës për lojtarët që duhen thirrur ose jo në kombëtare, që është çelësi i suksesit.

Kriteri i parë i algoritmit është disponibiliteti, nëse ka luajtur më parë për një kombëtare tjetër apo jo. Nëse mund të marrë pasaportë shqiptare merret në konsideratë, si tregojnë rastet e fundit të Dakut e Mujës. Populli shqiptar është ndër ata me numrin më të madh të pasaportave të dyfishta: janë mbi 9 milionë shqiptarë nëpër botë.

Në këtë pikë është ndërtuar lista e kampionateve, të kataloguara sipas karakteristikave: fizikë, teknikë e elitë.  Situata e një lojtari vlerësohet në bazë të karakteristikave të kampionatit ku luan, pastaj në nivel skuadre dhe frekuencën me të cilën luan.

Nëse është titullar, por skuadra rrëzohet nga kategoria, nuk mund të jetë i lumtur dhe ndikon në vlerësimin final. Situata e klubit, nëse ka ndërruar trajner, sa herë zëvendësohet, plani i lojës, kanë shumë rëndësi në vlerësimin e lojtarit.

Ashtu si skema me të cilën luajnë. E rëndësishme është të përshtaten në atë që aplikon Shqipëria, përndryshe mbeten jashtë në sugjerimet për thirrje… Shqipëria në tetor luan hyrjen në Gjermani 2024, kushedi nëse algoritmi nuk do të jetë edhe një herë efikas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat