Shpjegohet se pse kufiri i shpenzimeve të Barcelonës është ulur në 270 milionë euro nga La Liga

Futboll

Shpjegohet se pse kufiri i shpenzimeve të Barcelonës është ulur në 270 milionë euro nga La Liga

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:21
Logo e Barcelonës

Problemet financiare të Barcelonës kanë vazhduar të keqësohen edhe më shumë pasi që La Liga ka vënë një kufi për shpenzimin e tyre

Tavani i ri i pagave për Barcelonën për sezonin e tanishëm nuk do të kalojë 270 milionë euro, një ulje shumë e madhe kjo marrë parasysh që tavani i tyre në shkurt ishte 648 milionë euro kur La Liga njoftoi klubet për nivelin e tyre të pagave për pesë muajt në vazhdim pas përfundimit të merkatos së janarit.

Buxheti që Real Madridi mund ta shpenzojë për paga për sezonin 2023/24 është 727 milionë euro, derisa edhe Atletico Madrid ka arritur që të këtë buxhet më të lartë se barcë, me 296 milionë euro. Top 5-ja përmbyllet me Sevillan (168 milionë) dhe Villarreal (me 143 milionë euro).

Hendeku mes fitimeve të ekipit, shpenzimeve josportive, pagesa e borxheve është ajo që përcakton tavanin e pagave. Rënia në këtë çmim e Barcës është kryesisht për shkak të shitjes së levave financiare (aseteve të shitura për të përmirësuar financat në afat të shkurtër) dhe kjo ishte pritur. Paratë që vinë nga shitja e një aseti, siç ishte Barca Studios (tani Barca Vision) nuk janë dhënë në vitin 2022, duke bërë që ato të rishitën përsëri këtë verë.

Megjithatë, fondet që janë premtuar nuk kanë ardhur deri në fundin e merkatos verore, duke bërë që Presidenti Joan Laporta dhe bordi i tij të japin 20 milionë euro garanci për të regjistruar futbollistët e transferuar të verës në La Liga.

Barca ka qenë e kufizuar gjatë verës në merkato, me Oriol Romeu (3.5 milionë euro), Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez që ju bashkuan si futbollistë pa kontrotë – kurse Joao Felix dhe Joao Cancelo u transferuan si të huazuar në këtë skuadër.

Për të baraspeshuar financat e tyre, top futbollistët më pagë më të lartë si Sergio Busquets dhe Jordi Alba u larguan derisa ata morën pagesa të mira duke shitur Ousmane Dembele dhe Franck Kessie. 

Largime të tjera nga klubi ishin: Abde Ezzalzouli, Samuel Umtit dhe Nico Gonzalez, me Ansu Fati, Clement Lenglet dhe Sergiño Dest që janë huazuar.

Barca ka reduktuar shpenzimet e përvitshme sportive nga 560 milionë euro në 400 milionë, por prapë ata kanë kaluar tavonin e ligës. Kjo do të thotë që ata do të përballen me kufizime kur të rihapet merkato në janar, duke marrë në konsideratë edhe shpenzimet në skuadra tjera si skuadra B, skudra e femrave dhe skuadra e basketbollit.

Laporta dhe bashkëpunëtorët e tij edhe njëherë do të duhet të bëjnë shkurtime para sezonit tjetër apo të gjejnë burime të tjera për të ngritur fonde nëse dëshirojnë të vazhdojnë për të transferuar futbollist të njohur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat