Di Biagio: E merituam, të mos harrojmë që jemi në ndërtim e sipër

Futboll

Di Biagio: E merituam, të mos harrojmë që jemi në ndërtim e sipër

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:32
Di Biagio

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio komentoi fitoren 2-1 ndaj Kukësit.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme, thelbësore, se vinim nga dy ndeshje ku meritonim shumë më shumë për atë që kemi dhënë në fushë. Ndaj jemi shumë të lumtur dhe do të vazhdojmë kështu.

Një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, ku me raste kemi dhuruar gjëra të mira, por në krahasim me ndeshjet e fundit, kemi bërë më pak mirë, por në fund erdhi fitorja.

E merituar? Më vjen keq që nuk ma keni bërë në ndeshjet e para këtë pyetje, por sot. Sot nuk kemi luajtur mirë si në ndeshjet e tjera, por në fund ndoshta e merituam edhe pse Kukësi bëri një ndeshje të mirë. Do të përgjigjesha në mënyrë të ndryshme nëse do të bënit këtë pyetje në ndeshjet e mëparshme.

Ne i kem parë idetë e mia në dy ndeshjet e para, duke luajtur ndeshje të mira duke marrë 0 pikë. Sot kemi luajtur më pak mirë se në ndeshjet e fundit. Kemi pasur dëmtime si Marku, Hoxha e sot Andoni. Jemi një skuadër në ndërtim, mos harrojmë që ekipi vjen nga Kategoria e Parë dhe ka të rinj. Jam dakord që duhet të luajmë më mirë, por ky diskutim duhet bërë edhe në ndeshjet e kaluara. Në të kaluarën kemi marrë 0 pikë, pa u ndalur te ajo që ndodhi në ato ndeshje se e keni parë të gjithë.

Në fakt kemi arritur pak në zonë, na munguan 20 metrat e fundit për konkludimin. Duhet sulmuar më shumë zona për të bërë gol. Nuk ka ndodhur në ndeshjet e kaluara por edhe sot, edhe pse nuk bëmë një ndeshje të mirë, ne nuk gjuajtëm kurrë në mënyrë bindëse në fund. Por këto tre pikë do të na mundësojnë të punojmë më mirë dhe më me qetësi. Skuadra ka bërë ndeshje të nivelit shumë të lartë. Futbolli është i tillë, që edhe sot që luajtëm jo aq mirë, morëm në shtëpi tre pikë shumë të rëndësishme.

Jemi kënaqur se djemtë mundohen të bëjnë atë që i kërkoj, në dy ndeshjet e para e bënë më mirë, duhet punuar shumë. Jam i kënaqur me sulmuesit se dalin e mundohen të bëjnë gol, sot më pak.

Nuk është se jam i kënaqur për paraqitjen, por marrim tre pikë të rëndësishme. Ishte një ndeshje je e bukur, por mund të bënim më shumë. Do të mundohemi të përmirësohemi si në lojë, edhe në rezultat, që të jemi të gjithë të lumtur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat