Nga problemet me zemrën te shpërthimi në Shqipëri

Futboll

Nga problemet me zemrën te shpërthimi në Shqipëri

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:27
Rafael Dëamena

Nga problemet me zemrën te shpërthimi në Shqipëri, Egnatia ka gjetur bomberin!

I mjaftojnë 3 javë për të lenë shenjën, forma e tij ka inicialet RD. Shpëtim Duro e kërkoi me ngulm nëntorin e kaluar por nuk arriti të korrte frytet e këmbënguljes së gjatë për ta zëvendësuar Pedro Auguston problematik me bomberin Rafael Dëamena.

Vetëm pak ditë pas finalizimit të operacionit të ganezit që u transferua nga Linzi në Rrogozhinë, tekniku kreyeqytetas u largua nga Egnatia, ndërsa sulmuesi që shesh herë është përfolur për probleme në zemër, ka përshkruar një kurbë në ngjitje.

Lojtar anormal për Superioren. Ka thyer çdo barrierë që në gjysmë-sezonin e parë me 11 gola por me fillimin e të dytit, furia e qëndërsulmuesit është përplasur mbi Kukësin dhe Erzenin. Partizani thjesht sa flirtoi me idenë për ta pasur në grup sepse presidenti Vrenozi nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për lojtarin e tij simbol.

Anormal në një kampionat normal, 5 gola të shënuar në dy ndeshje kur janë konsumuar vetëm 3 javë dhe të mendosh që sezonin e kaluar i mbylli 5 muajt në Rrogozhinë me 11 realizime personale. Rreth 40 % e golave të sezonit të kaluar i ka arritur që në prekjet e para.

Ndoshta i mungon pasaporta shqiptare për të qenë edhe ai një kandidat për Kombëtaren Kuqezi por kjo është një histori tjetër. 

Rafael Duamena është sulmuesi që i ka munduar prej shumë vitesh Superiores dhe sot është aseti më i çmuar i Egnatias që jo rastësisht ka bindjen që mund të luftojë si e barabartë me gjigandët e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat