Sopoti godet

Futboll

Sopoti godet

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:38
Abdoul Rachid Amoumane Inkad dhe Fayçal Iboun Abdoulaye

Këtë fundjavë do të startojë Kategoria e Dytë, pjesë e së cilës është edhe Sopoti në grupin A.

Klubi librazhdas ka hedhur vështrimin për lojtarë nga Afrika e largët duke afruar dy lojtarë cilësorë që kanë qenë grumbulluar tek U21 e Nigerisë dhe ajo A.

Për trajnerin Besnik Kola janë venë në dispozicion sulmuesi 21 vjeçar Abdoul Rachid Amoumane Inkad si dhe mesfushori 29 vjeçar Fayçal Iboun Abdoulaye.

Një futbollist me CV të pasur, teksa vjen nga skuadra AS Police (Niamey).

Sopoti në ditët e fundit ka patur një dyndje lojtarësh, kryesisht të huaj por shumica e tyre nuk bindën dhe janë larguar.

Gjithsesi, pritet që ekipit këto ditë t’i bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër vendas, me të cilin mendohet të mbyllet edhe merkato në hyrje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat