Gafa e skuadrës së lojtarit të Kombëtares shqiptare

Futboll

Gafa e skuadrës së lojtarit të Kombëtares shqiptare

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:47
Sam Vines

Një gafë administrative, i ka kushtuar Champions-in, futbollistit amerikan të Rojan Antverp, Sam Vines, i cili ka mbetur jashtë ndeshjeve të fazës së grupeve në turneun më të rëndësishëm për klube.  

Skuadra ku luan sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja, la jashtë listës aksidentalisht, mbrojtësin 24-vjeçar, i cili ishte një nga më të mirët në fushë, në dy duelet e fazës “play off” ndaj AEK-ut të Athinës. 

Futbollisti është i detyruar t’i ndjekë nga tribuna gjashtë sfidat e fazës së grupeve të Champions-it. Është  për të ardhur keq që 24-vjeçari nuk do të mund të luajë në Champions për një arsye kaq banale. 

Në lidhje më këtë situatë foli edhe trajneri i Antverp, Van Bomel, i cili u shpreh:  

“Çfarë mund të them për këtë? Nuk vepruam si duhet. Vines ishte pjesë e listës. Ne bëmë një gabim dhe nuk mund të korrigjohet. Si e ka pritur Vines këtë gafë? Epo…

Të gjithë duan të jenë në atë listë. Sigurisht që është i zhgënjyer. Por ai tani po fokusohet në rehabilitimin e tij, kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Van Bomel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat