Presidenti i Milan: Jemi ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme

Futboll

Presidenti i Milan: Jemi ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 11:51
Gerry Cardinale

Klubi i Milan u përfshi vitet e fundit nga ndryshime të shumta në menaxhim.

Megjithatë, kuqezinjtë duket se kanë gjetur qëndrueshmërinë me presidentin e ri, Gerry Cardinale.

Biznesmeni amerikan duket se i ka idetë e qarta dhe në një intervistë të fundit shprehet se shembulli i tij është Silvio Berlusconi që arriti suksese të jashtëzakonshme me Milanin.

“Mendoj se Milan është ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme në Europë.

Ende nuk kam arritur asgjë me Milanin, jam me “këmbë në tokë”. Për mua kjo është merkato e parë në të cilën kam pasur ndikim, po ashtu është diskutuar edhe për stadiumin dhe tani do të nisim të aplikojmë projektin për të forcuar edhe më shum markën “Milan” në botë.

Ka pasur nga ata që mendonin se nuk do të investoja te Milani, por nuk mund të investohet menjëherë miliarda. Është një projekt afatgjatë, dua të fitoj. Por, nuk dua të fitoj një herë të vetme, dua të fitoj për shumë kohë.

Dua të jem një Berlusconi i dytë dhe të kem atë ndikim në futboll. Kemi nisur një fazë të re në të cilën kërkojmë të jemi numri një, por kjo nuk mund të bëhet pa disa ndryshime”, u shpreh Cardinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat