Rubiales mbërrin në gjykatën e Madridit

Futboll

Rubiales mbërrin në gjykatën e Madridit

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 12:30
Rubiales - djathtas

Luis Rubiales ka hyrë në gjykatëne Madridit për t’iu përgjigjur një ankese penale për puthjen e lojtares spanjolle Jenni Hermoso, disa ditë pasi dha dorëheqjen si kreu i federatës së futbollit të Spanjës.

Ai nuk tha asgjë ndërsa hyri në gjykatën kombëtare për t’u përballur me akuzat për sulm seksual dhe detyrim. 46-vjeçari këmbëngul se kishte aprovimin e lojtares teksa po festonin fitoren e Kupës së Botës për femra.

Gjykata do të vendosë nëse çështja do të shkojë në gjyq. Prokurorët e shtetit spanjoll kanë paraqitur zyrtarisht një kallëzim penal kudnër ish-presidentit të Federatës së Futbollit Spanjoll, i cili do të dëgjohet nga gjyqtari Francisco de jJorge.

Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Australi më 20 gusht, por fitorja e skuadrës është lënë në hije që atëherë nga veprimi i Rubiales gjatë ceremonisë së fitores. Ai ka pohuar se puthja ka qenë jo me qëllim seksual dhe konsensuale, ndërsa lojtarja 33-vjeçare thekson se ka qenë pa dëshirën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat