Giroud rikthehet në stërvitje

Futboll

Giroud rikthehet në stërvitje

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:28
Giroud

Olivier Giroud është rikthyer të enjten në stërvitje me Milanin, dy ditë para derbit kundër Interit.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Calciomercato". Një lajm i mirë për Piolin, i cili mund të mbështetet te sulmuesi francez.

Ai e ka nisur sezonin në formë të mirë, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asist në tre ndeshjet e para.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, Pier Kalulu nuk është në dispozicion të grupit dhe shumë shpejt do të bëjë disa analiza mjekësore për të ekzaminuar dëmtimin e muskujve që ai pësoi në fillim të kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat