Bellingham e bindi të shkonte në La Liga

Futboll

Bellingham e bindi të shkonte në La Liga

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:00
Mason Greenwood

Ylli i Real Madrid-it, Jude Bellingham ka këshilluar Mason Greenwood që të transferohej në huazim te Getafe, sipas trajnerit të klubit spanjoll Jose Bordalas.

Transferim i  Greenwood në huazim te Getafe nga Manchester United në ditën e fundit të merkatos ka shkaktuar shumë zhurmë.

Greenwood nuk ka luajtur që nga janari i vitit 2022, kur u shfaqën imazhe dhe video inkriminuese, me ish-të dashurën e lojtarit që postoi gjithashtu foto të mavijosjeve dhe prerjeve që ajo pretendonte se ishin shkaktuar nga Greenwood.

“Ishte një surprizë, ne kurrë nuk menduam se mund të merrnim një lojtar të tillë”, tha Bordalas për RadioMarca.

“Por ata ranë në kontakt me drejtorin tonë sportiv Ruben Reyes, ne biseduam, nuk menduam se mund të ndodhte, por të dyja palët bënë një përpjekje financiare”.

Është një marrëveshje që ndoshta nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën e Bellingham.

“Greenwood është mik me Bellinghamin dhe ai e këshilloi atë të vinte në kampionatin spanjolle”.

Në Getafe, pavarësisht reputacionit të tij, Greenwood është pritur mirë.

“Ai është një lojtar fantastik.

Duhet të jetë i duruar, i qetë, ai nuk ka luajtur për një vit e gjysmë.

Ne po e ndihmojmë. Ai po integrohet në një mënyrë sensacionale dhe shpresoj se mund të na ndihmojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat